
Një bisedë e veçantë në Alb UK TV në Londër, me gazetarin e nderuar Sabri Agimi, ku folëm për rëndësinë e krijimit të PEN-it Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, një nismë e vlefshme që bashkon zërat e shkrimtarëve, poetëve, artistëve dhe intelektualëve shqiptarë në diasporë.
Ishte kënaqësi të jem pjesë e panelit së bashku me:
Themeluesin Abedin Bajraktari
Profesorin Sami Islami
Aktorin Sokol Cahani
Së bashku ndamë mendime për rolin e fjalës, kulturës dhe letërsisë në forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe në promovimin e vlerave shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Faleminderit për mikpritjen dhe për mundësinë për të ndarë këtë vizion të përbashkët për kulturën dhe krijimtarinë shqiptare!
