
Përurim i suksesshëm i librave të autores Zyra Ahmetaj!
Mbrëmja e djeshme në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Londër ishte një tjetër ngjarje e veçantë kulturore, e organizuar nga PEN-i Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar në bashkepunim me Ambasaden.
Një mbrëmje e mbushur me emocione, fjalë të bukura, krijimtari dhe dashuri për letërsinë shqipe.
Autorja Zyra Ahmetaj ishte prezent me veprat e saj, edhe pse fizikisht nuk ishte prezent, ajo solli para publikut pershendetjen speciale dhe librat e saj me një ndjeshmëri të veçantë që preku zemrat e të pranishmëve. Poezia e saj gjeti një shtëpi të re në Londer – midis fëmijëve, të rriturve, familjeve dhe komuniteteve në Mbretërinë e Bashkuar.
Urime autores për këtë arritje dhe falënderim për të gjithë ata që kontribuojnë çdo herë në pasurimin e jetës sonë kulturore në diasporë!
#ZyraAhmetaj #PENShqiptarUK #NgjarjeKulturore #LetërsiaShqipe #AmbasadaeKosovës #DiasporaKrijuese
