Abedin Bajraktari

Abedin Bajraktari

Abedin Bajraktari është intelektuali, i cili ka një biografi shumë të pasur. Si një veprimtar i çështjes shqiptare, fillimisht punoi si inxhinier i makinerisë në “Institutin e plumbit dhe zinkut në Trepçë të Kosovës. Si një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare në përgjithësi, por dhe veprimtar i palodhur për çështjen e komunitetit shqiptar këtu në Britani të Madhe, në veçanti. Si humanist që është ka kontribuar në çështjen e arsimit, sportit, kulturës. Në Londër punoi për shumë vjet si berber nëpër salone floktarie të ndryshme, duke u bërë i njohur me emrin DINO.
Kësaj radhe Abedini vjen me krijimet e tij në fushën e artit, saktësisht në fushën e pikturës. Ai sjell para nesh piktura të periudhës pesë vjeçare me portrete të ndryshme, si dhe pejsazhe të bukura të natyrës nga Shqipëria dhe Kosova. Në punimet e Dinos vërehet qartë mjeshtria e tij artistike, që e bën për vete çdo shikues

search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close