PEN-i Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar

Përurimi i librit “Dardania Ime”

PEN-i Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar të Enjtën më 07/05/2026 organizoi përurimin e librit me poezi”DARDANIA IME” të autorit NDUE PERLALA.

Kryetari Sami Islami shprehu mirëseardhjen e të pranishmëve dhe prezantoi anëtarët e kryesisë : Merita Isufin, Xhemail Pecin, Luljeta Gjokaj dhe themeluesin kësaj shoqate Abedin Bajraktarin. Drejtuesja e programit, si gjithëherë e shkëlqyeshme, lexoi nji pjesë nga libri i autorit Ndue Perlala si dhe i dha mundësinë disa të pranishmëve të lexojnë poezi të përzgjedhura nga libri “DARDANIA IME”.

Sami Islami më pastaj lexoi recensionin e mrekullueshëm për autorin dhe pastaj Ndue Perlala foli për veprimtarinë e tij të kahershme dhe pasionin për poezinë.

Gjithashtu Mehmet Elshani lexoi nji pjesë të bukur, kushtuar autorit dhe poezive të tij duke i dëshiruar suksese të reja.

Fatmir Terziu gjithashtu foli dhe recitoi nji poezi të autorit, si dhe Sabri Agimi që përgëzoi për punën por edhe ndihmoi me propozime. Xhemail Peci, nji autor dhe krijues i shumë veprave dhe i veçant në fushën e letërsisë, evokoi fjalë përgëzimi dhe vlerësoi poezitë e Ndue Perlalës. Promovimi i librit përfundoi me dëshirë të të pranishmëve që të kemi kësi lloj aktiviteti edhe më shumë.

Organizimi u bë në Child’s Hill Park- Golders Green në restorantin e pronarit Avni Sopa në të cilin gatuan ushqim tradicional për mrekulli dhe e falenderojmëqë na liroi ambietin për për përurimin e librit